E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet në port me 10 kg drogë një 30-vjeçar italian

DURRES - Një shtetas italian është arrestuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit, pasi iu gjet në automjet një sasi lënde narkotike prej 10 kg marijuanë. 30-vjeçari Michele Garante është kapur në sheshin e trageteve, ndërsa tentonte të nisej drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

30-vjeçari italian ngjalli dyshime te policia kufitare, e cila e tërhoqi atë drejt pikës së kontrollit të automjeteve, për një kontroll të detajuar. Gjatë këtij kontrolli policia kufitare gjeti pakot e marijuanës, të mbështjella me letër natriban dhe të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit. Policia po heton për origjinën e drogës dhe destinacionin final të saj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›