Aksidente, 50-vjeçari përplaset për vdekje në Gjirokastër. Një i plagosur në Tiranë-Durrës
GJIROKASTER/TIRANE – Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, në Gjirokastër dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Një 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në në aksin Ura e Lumit- Lagja Punëtore në Gjirokastër. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasi Shkëlqim Kotoni është përplasur nga automjeti tip ‘Opel’ me targa RKS01265GK, që drejtohej nga 25-vjeçari Ledion Kroi.
Mësohet se drejtuesi i mjetit e ka dërguar menjëherë në spital 50-vjeçarin, por ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta. Sipas policisë, 25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, e për pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur 50-vjeçarin në anë të rrugës.
Ndërkohë një person është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në kilometrin e nëntë të autostradës, ku makina që drejtohej nga shtetasi Ilion Peza ka dalë nga rruga si pasojë e terrenit të lagësht.
I plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Makina përplas këmbësorin, humb jetën 46-vjeçari