Konflikti për shitjen e një apartamenti, plagoset me armë një 40-vjeçar
DURRES- Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e mbrëmjes në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur Arton Zezi, 40 vjeç nga Shijaku i cili është transportuar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari Zezi është qëlluar teksa po zbriste nga makina e tij tip “Fuoristradë” e zezë. Sipas policisë, autori i ngjarjes është identifikuar si Bashkim Haxhia, i cili është shpallur në kërkim. Momentalisht dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë mosmarrëveshjet për shitjen e një apartamenti.
Policia që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.s/BalkanWeb)