E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, këputet linja 35 KV, pa energjia disa zona në Durrës

DURRES –“CEZ Shpërndarje” njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Durrësit.

CEZ bën të ditur se si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 KV e nënstacionit të Porto Romanos. Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike në fshatin Rinia, Bisht Pallë, Shijak, Hidrovor dhe në Sukth.

“CEZ Shpërndarje” bën të ditur se grupet e punës po punojnë për riparimin defektit për të bërë të mundur rikthimin e energjisë sa më parë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›