E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigaret kontrabandë, arrestohet punonjësi i pilotinës

16/06/2009  VLORE- Pas kapjes së një sasie të konsiderueshme kontrabandë, në orët e mbrëmjes policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edmond I., 54 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Shtetasi në fjalë është punonjës në pilotinën Shqiponja të portit të Vlorës. Sipas deklaratës zyrtare të policisë, arrestimi i 54-vjeçarit është bërë pasi u kap gjatë një kontrolli nga punonjësit e policisë kufitare të portit të Vlorës, në pilotinën e tij, një sasi e konsiderueshme cigare. Kjo sasi ishte vendosur në dy qeska të zeza plastmasi ku brenda u gjetën dy koli kartoni me mbishkrimin Malboro, ku kishte gjithsej 1 mijë copë paketa të llojit Malboro pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave të Shqipërisë. Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy koli me 1 mijë paketa të llojit Malboro. Materialet proceduale iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale të “Kontrabandës me mallra akcize”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›