Aksidente në Tiranë, makina shtyp fëmijën. Përplaset urbani i Kombinatit
Tiranë- Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Kamzës, ku një automjet ka përplasur një fëmijë dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti u shënua në rrugën Ibrahim Rugova gjatë pradites, ku sipas dëshmitarëve një automjet tip Wolkswagen me targa të huaja, papritur përplasi fëmijën dhe u largua me shpejtësi.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë marrë menjëherë fëmijën dhe e kanë trasportuar në spital, ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe mosha e tij. Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.
Pak minuta më pas u shënua një jetër aksident, ku urbani i injës së Kombinatit, me targë AA 168 GJ, u përplas me një automjet me targa AA 150 AN. Mësohet se nuk ka pasur asnjë peron të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shoferi i autoveturës është larguar nga vendi i ngjarjes.