E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet një 23-vjecar, i kërkuar për vrasje e plagosje

TIRANË- Mbrëmë nga Strukturat Antidrogë të Policisë së Kryeqytetit bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Elidon Vladimir Jaçe, 23 vjec, lindur dhe banues ne Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. 

Kapja e tij u realizua nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit falë një informacioni të poseduar mbi vendodhjen e tij.
23-vjecari ishte person i kërkuar edhepër veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. 

Ky shtetas u kap dje pasdite në rrugën “Shyqyri Berxolli” në kryeqytet, në sajë të informacioneve ku dhe pas kontrollit të ushtruar në një çantë sportive, i është gjetur një pako e mbështjellë me natriban, me karakteristika si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva, me peshë 1 kg. e 47 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, si dhe një telefon celular.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›