Berisha: Zhvillim turistik të Skraparit. Rama tju kërkojë falje për fyerjet
Skrapar- Kryeministri Berisha në një miting në Çorovodë të Skraparit premtoi se nëse votohet më 23 qershor do ta kthejë Skraparin në një vend turistik që do ta ketë zili Evropa dhe bota.
Me pasuri të pafundmeështë rrethi në të cilin prodhimet fruit-kulturore mund të marrin zhvillim 10-herë më shumës e çfarë është sot. Do fibancojmë çdo projekt të qytetarëve të Skraparit, banorëve për ullishte, vreshta, qershi e dru të tjerë frutorë, kudo që ju ti mbillni. Në të katër anët e këtij rrethitani po ecim drejt Përmetit. Të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar të gjithë potencialin turistik të malit të Tomorit në të gjitha anët e tij. Lidhjen me Përmetin, me Gramshin dhe në trajektorën e TAP-it, rrugën me Korçën,-tha Berisha.
Sipas kreut të PD-së shumë shpejt merret vendimi për gazsjellësin TAP, e nëse ai miratohet premtoi se shumë shpejt gjoegrafia dhe gjendja e Skraparit do të ndryshojë në mënyrën më thelbësore.
Ne ndërtuam rrugën dhe jam shumë i sigurt se krahas resortëve fantastike të skive do ta bëjmë Skraparin të njohur në Evropë dhe në botëKa ujërat në të cilat po ndërtohet e do të ndërtohen dhjetra hidrocentrale ku do të punësohen qindra e mijëra qytetarë të SkraparitTa bëjmë të njohur në Evropë e në botë brandin e rakisë së SkraparitKemi ndërtuar rrugë e dhjetra e dhjetra në fshatra e komuna 20 shkolla, 22 ujësjellësa, kemi financuar mbi 520 familje fermerëshDo të 3-fishojmë financimet tona për fermerët e Skraparit,-tha Berisha.
Kryeministri i kërkoi Ilir Metës që Edi Rama të kërkojë falje për skraparllinjtë për ofendimet kolektive që i ka bërë, teksa tha se programi Rilindje është rruga e rrënimit të vendit.
Rruga tjetërktheni sytë kur ishin në pushtet çfarë bënë për Skraparin? Edhe rrugën Poliçan-Skrapar ja dhanë Koços dhe e katranosi. U detyruan ta asfaltojnësegmenti i mbetur do të ndërtohet me shpejtësinë më të madhe. Ata që duan të shohin Skraparin turistik e fermërëve..punonjësve që u rriten rrogat e pensionet e hidrocentralëve që ndërtohen njëri-pas tjetrit të votojë PD-në.
Unë flas lirshëmKërkojini pak Ilir metës një gjë: Ta sjellë këtu Edi Ramën e ti kërkojë Edi Rama falje Skraparit për fyerje kolektive që i ka bërë Skraparit dhe skraparllinjepo se bëri këtë asnjë votë. Votoni për veten tuaj! Kaq ti kërkoni. Sepse ju askush në botë ska të drejtë tju fyejë kolektivisht. Ju keni një histori më të cilën krenoheni e do krenoheni gjithmonë. Në çdo rast që ka patur nevojë kjo tokë skeni kursyer asgjëAi që shëtit me autobusin mavi të vijë këtu dhe të kërkojë të falur për sulmet që ka bërë për origjinën skraparllie ta aleatit të tij të sotëm. Ai që përpiqet tu shesë shqiptarëve sapunin për djathë është i falimentuari ka sheshet boshme kamera mbush sheshet. Manipulon sondazhet,-tha Berisha duke premtuar firmosjen e stausit në BE dhe çeljen e negociatave në mandatin e ardhshëm.