E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje 4-vjeçarin

aksidentiTiranë- Dy aksidente tragjike kanë ndodhur sot në Durrës dhe në Tepelenë, pasi kanë humbur jetën një fëmijë 4-vjeçar si dhe një burrë 45 vjeç.

Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit, pasi një automjet ka përplasur fëmijën 4-vjeçar, dhe ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. 19-vjeçari Arbër Buqeza nga Rrashbulli, teksa po udhëtonte në këtë rrugë me automjetin tip “BMW” me targa AA092 EK ka përplasur fëmijën Olti Ndoj, 4 vjeç nga fshati Shënavlash i Durrësit. Mësohet se ai i ka prerë rrugën shoferit dhe i shte ky i fundit që e ka marrë në makinë duke e dërguar në spital, por ai fatkeqësisht nuk mundi të rezistonte. Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa është ndaluar shoferi dhe po merret në pyetje.

Aksidenti tjetër ndodhi në aksin Levan-Tepelenë, ku një 45-vjeçar në momentin që po kalonte në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një makinë, duke gjetur vdekjen. Nuk dihet indetiteti i tij, por policia ka nisur hetimet, ndërsa ësht ndaluar drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›