Spiunoi për vjedhjen e frutave, digjet e gjallë 11-vjeçarja në Indi
Indi- Pas skandaleve të përdhumimeve, India vijon të trondisë. Një 11-vjeçare është djegur gjallë nga nënat e dy shoqeve të saj.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Balinali, në shtetin lindor të Orisës, dhe gjithçka ka ndodhur sepse ajo ka spiunuar për vjedhjen e frutave në bahçen e një personi.
Ajo bashkë me dy shoqet e saj janë futur atje për të marrë fruta dhe më pas i ka treguar pronarit të pemëve emrat e dy vajzave. Ky i fundit ka kontaktuar prindërit e tyre dhe i ka informuar mbi ngjarjen.
Kjo ka sjellë zemërim tek nënat e dy vajzave, të cilat kanë shkuar në shtëpinë e saj dhe duke përfituar nga mugesa e prindërve e kanë lagur me benzinë dhe i kanë vënë zjarrin.
Vjaza është dërguar në spital, por për shkak të plagëve ajo ka humbur jetën.