Aksidente në Tepelenë dhe Durrës, humb jetën 4-vjeçari dhe 45-vjeçari
Tiranë- Dy aksidente tragjike kanë ndodhur sot në Durrës dhe në Tepelenë, pasi kanë humbur jetën një fëmijë 4-vjeçar si dhe një burrë 45 vjeç.
Ngjarja e parë ka nodhur në fshatin Fllakë të Durrësit, pasi një automjet ka përplasur fëmijën 4-vjeçar, dhe ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Mësohet se ai i ka prerë rrugën shoferit dhe i shte ky i fundit që e ka marrë në makinë duke e dërguar në spital, por ai fatkeqësisht nuk mundi të rezistonte. Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa është ndaluar shoferi dhe po merret në pyetje.
Aksidenti tjetër ndodhi në aksin Levan-Tepelenë, ku një 45-vjeçar në momentin që po kalonte në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një makinë, duke gjetur vdekjen. Nuk dihet indetiteti i tij, por policia ka nisur hetimet, ndërsa ësht ndaluar drejtuesi i mjetit.