Aksidentet me helikopterët e ushtrisë së SHBA, pilotët urdhërohen të mos fluturojnë derisa të përfundojnë një kurs trajnimi

Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane ka urdhëruar të gjithë pilotët ushtarakë që aktualisht nuk janë angazhuar në misione të rëndësishme të mos fluturojnë pasi 12 ushtarë kanë humbur jetën së fundmi si pasojë e dy aksidenteve ajrore ku u përfshinë helikopterë të ushtrisë.
Urdhri i dhënë nga kreu i shtabit James McConville privon nga fluturimet të gjithë aviatorët derisa ata të kryejnë trajnimin e duhur.
Siguria e aviatorëve tanë është prioriteti ynë kryesor, dhe prandaj moslejimi i tyre që të fluturojnë është një hap rëndësishëm për të garantuar parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e personelit tonë, u shpreh McConvill në një deklaratë.
Sipas urdhrit të McConvill, pilotët e ushtrisë do të përqëndrohen tek protokollet e sigurisë dhe trajnimit. Masa u morë pasi dy helikopterë u përplasën në Alaska,d uke shkaktuar vdekjen e tre ushtarëve dhe plagosjen e një tjetri.
Disa javë më parë, nëntë ushtarë u vranë pasi dy helikoptër black Hawk u përplasën gjatë një misioni trajnimi në Kentaki.
/rtsh/