E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet ne pune, sigurim 85 leke per te punesuarit

Te rinjte, te cilet punesohen ne fabrika, apo ndermarrje te ndryshme, nepermjet programeve te punesimit, do te paguhen edhe per sigurim ne rast te aksidentit ne pune. Sipas nje vendimi te marre dje nga Keshilli i Ministrave, te gjithe ata persona, te cilet perfitojne nga keto programe dhe rriskohen nga aksidentet ne pune, do te marrin nje kontribut prej 0.5 per qind te pages minimale ne shkalle vendi. Vlera e ketij sigurimi me pagen aktuale te vendosur nga Keshilli i Ministrave eshte 85 leke te reja, duke pasur parasysh se paga me e ulet ne shkalle vendi eshte 17 mije leke. Me kete ndryshim punekerkuesit e papune, duke iu derdhur kontributi per aksidente ne pune dhe ne rast se u ndodh nje fatkeqesi e tille, e perfitojne ate sipas ligjeve ne fuqi. Sipas programeve te hartuara dhe te aplikuara nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, punekerkuesit e papune, qe marrin pjese ne kete program, jane te perfshire ne aktivitetet e ndermarrjes apo institucionit, ne procese te rregullta pune me makineri te ndryshme, te cilet mund te behen shkak per aksidente ne pune. Per kete arsye, shtesa prej 0.5 per qind eshte propozuar te behet per te siguruar punemarresit per aksidentet ne pune gjate periudhes se trajnimit ne ndermarrjen ku punojne.

Regjistrimi

Nese firmat apo institucionet, qe kane punesuar persona ne baze te projekteve te punesimit, i debojne keta persona nga puna, keta te fundit duhet te regjistrohen si te papune brenda nje afati njemujor. Sipas vendimit te marre gjate dites se djeshme nga Keshilli i Ministrave, parashikohet qe afatet e regjistrimit tashme nuk do te jene tre muaj, por vetem nje muaj. “Keshilli i Ministrave ka miratuar dy programe te reja, ne te cilat eshte parashikuar detyrimi i regjistrimit prej tre muajsh ne zyren e punesimit te punekerkuesve te papune, qe do te marrin pjese ne keto programe. Duke qene mundesia e abuzimit, eshte vendosur se koha e vleresimit te punekerkuesve te papune te behet nje muaj”, thuhet ne vendimin e qeverise. Kjo mase eshte marre per shkak se keta punekerkues kane dhe te drejta te tjera qe u lindin nga statusi i tyre i te qenit papune sic eshte keshillimi dhe orientimi, ndermjetesimi etj. Po keshtu, nje tjeter vendim ka qene edhe ndarja e pageses, duke parashikuar mbeshtetjen per paga ne muajin e peste te gjashte te kontrates dhe ne muajin e njembedhjete dhe te dymbedhjete. Kjo gje eshte bere per te evituar grumbullimin e fondeve ne muajt pasardhes.

Aplikantet

Ka te drejte te aplikoje ne programin e nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune cdo punedhenes, i cili eshte person juridik apo fizik, i cili me pare nuk ka bere pushime nga puna pa shkaqe.

Sigurimet

Derdhja e sigurimeve shendetesore dhe atyre shoqerore eshte nje nga kushtet kryesore qe duhet te plotesojne firmat dhe ndermarrjet, te cilet marrin ne pune personat e regjistruar si punekerkues te papune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›