E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet bastisin dy cifte turistesh suedeze

Sarande - Hajdutet bastisin dy familje turistesh ne qytetin e Sarandes. Nje cift suedez dhe nje kosovar, qe kishin udhetuar per te tretin vit radhazi nga vendi nordik, per te kaluar pushimet ne Shqiperi, kane rene pre e nje ngjarjeje te rende. Ata ishin akomoduar ne katin e trete te hotelit “Klironomi”, shume prane detit, ndersa ngjarja, sipas policise, mendohet te kete ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, kur dy familjet kishin rene per te fjetur. Ciftet nuk kane ndjere hajdutet, ndersa ne mengjes konstatuan se u ishin marre dokumentet, pasaportat, eurot dhe celularet. Policia tha dje, per gazeten “KJ”, se arriti pas disa oresh te shoqeronte disa te dyshuar, emrat e te cileve nuk i publikoi per momentin, deri ne perfundim te hetimeve. Hajduti ka hyre ne dhomat e turisteve nga tarraca e nje ndertese perbri hotelit, ka arritur te marre sendet e tyre personale dhe 500 euro, qe kane gjetur ne portofol. Gjate kontrollit, sendet si pasaporta dhe celulari jane gjetur ne nje pallat, pak me tej hotelit, ndersa policia shoqeroi disa te dyshuar. Sapo eshte mesuar ngjarja, nga alarmi qe kane dhene vete te huajt, pronaret e hotelit kane njoftuar policine, e cila mberriti ne vendngjarje. Gjate deshmise se tyre, cifti kosovar dhe ai suedez kane thene se mungonin dy pasaporta, nje celular dhe nje shume prej 500 eurosh. Sendet e gjetura mbi tarracen e pallatit jane derguar per ekspertize ne laborator, pasi jane fiksuar edhe gjurmet e gishtave te autoreve. I pyetur nga gazeta “Koha Jone” per ngjarjen e rende, pronari i hotelit, Vasillaq Klironomi dhe bashkeshortja e tij, si shkak te incidentit vleresojne jo mungesen e rendit ne qytet, por ndertimet bashkengjitur, te cilat kane mundesuar vjedhesit te hyjne ne dhomat e katit te trete te hotelit, njesoj sikur te ishte kati i pare. Po keshtu, ata sqarojne se turistet vijne per here te trete ne kete hotel dhe jane larguar gjithnje te kenaqur. “Ne e kemi klientelen te zgjedhur dhe jemi shume te kujdesshem, por ngjarja qe ndodhi eshte turp. Turp per ne, turp per qytetin dhe nje atentat per te ardhmen e turizmit ne Sarande”, tha Klironomi.

Policia:“Kemi shtuar sherbimet, rasti sporadik”

Nga ana e komisariatit te policise se Sarandes, edhe pse jane marre masa per parandalimin e vjedhjes se qytetareve dhe vecanerisht te te huajve, nuk eshte arritur te neutralizohen raste te tilla, te cilat i vene nje njolle qytetit dhe pretendimit per turizem elitar. Policia deklaroi dje se ky eshte nje rast sporadik, qe nuk prek qetesine me te cilen po kalon sezoni. Autoret kane gjetur hapesira dhe kane arritur te vjedhin ne katin e trete te hotelit, ne rrugen kryesore, ose bulevardin e qytetit. Kete vit ne Sarande funksionojne te pakten 6 stacione policie pergjate bregdetit dhe jane shtuar sherbimet edhe me police te komisariatit te Vlores, per shkak te sezonit. Ne dispozicion jane vene fletethirrje me numra policie, kurse patrullimet jane te shpeshta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›