E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Ja 105 emrat per ne Gjykaten e Larte

Presidenca ben publike 105 emrat qe konkurrojne per anetare te Gjykates se Larte. Ne listen e gjate figurojne emra shume publike, madje edhe te lidhur disi me forcat politike, por dhe anetare institucionesh te rendesishme ne vend. Ne krye te listes, bie ne sy emri i anetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili ka qene ne grupin e avokateve mbrojtes te kreut te opozites se atehershme, Berisha. Ai eshte pasuar nga nje tjeter anetare e ketij institucioni, Deshira Subashi, e cila ne momentin e emerimit nga ana e ish-Presidentit Moisiu nuk ka kaluar pa debate, ku opozita e atehershme e djathte e akuzoi se po prishen balancat ne favor te socialisteve. Duke pare lekundjet ne KQZ, qe tashme nuk eshte me nje institucion kushtetues, anetaret kane pare se postet vakante ne gjykate nuk jane nje mundesi per t’u humbur. Po keshtu per postin e anetarit te Gjykates se Larte, konkurron dhe ish-prokurori i Pergjithshem, Arben Rakipi, i akuzuar dhe i shkarkuar me ceremoni ne saje te bashkepunimit te ish-kryeministrit Meta dhe Kryeministrit aktual Berisha. Ne liste eshte dhe ish-anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Admir Thanza. Per kandidim eshte dhe ish-prokurori i krimeve te renda, i sapo shkarkuar nga Kryeprokurorja Ina Rama, Adnand Kosova, lirimi i te cilit ka sjelle debate, si dhe ish-anetari i KLD-se, Avni Shehu, i cili ne momentin e konfliktit te Brozit me Berishen, erdhi ne krye te Kasacionit. Por jashte nuk kane mbetur as ish-kreu i Apelit, Prele Martini, mjaft i akuzuar nga socialistet si krahu i Berishes ne gjykimin e opozites se atehershme ne vitet e para te qeverisjes se PD. Bashke me te dhe Fatos Dervishi, qe jeton aktualisht ne SHBA, pas doreheqjes si zv.prokuror i Pergjithshem pas akuzave te se majtes. Nderkohe qe, si gjithnje ne aplikim dhe Gjin Gjoni, i cili nuk u firmos nga Moisiu per anetar i KLD. Pjesa me e madhe e kandidateve jane gjyqtare me eksperience, duke plotesuar keshtu nje nga kriteret kryesore te percaktuara nga grupi i eksperteve ne Presidence si Arjana Fullani, Edmond Islamaj, Etleva Temo, Elida Take, Fiqirete Mullai, Gjin Gjoni apo Fatmira Luli. Per postin e anetarit te Gjykates se Larte ka aplikuar dhe ish-kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil, Roland Permeti. Perfaqesues te dy forcave te ndryshme politike, besojne ne perzgjedhjen qe do te behet nga kreu i shtetit. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj dhe ai demokrat, Dashnor Sulaj, u shprehen se kandidatet nuk paragjykohen, por jane kriteret ato qe bejne perzgjedhjen. Duke shprehur keshtu besimin ne vendimin e kreut te shtetit, ndonese vendimin perfundimtar me vote e jep Kuvendi. Mes 105 konkurrenteve, vetem gjashte do te mund te fitoje mbeshtetjen e Presidentit Bamir Topi. Ne Presidence eshte ngritur nje grup prej kater ekspertesh qe po merret me perzgjedhjen e kandidaturave qe plotesojne kriteret qe grupi percaktoi per anetare te Gjykates se Larte. Me i reduktuar ne numer, tashme ekspertet e kryesuar serish nga keshilltari juridik i Presidentit, Artur Metani, po perzgjedhin te gjithe emrat qe plotesojne kriteret. Per te lene keshtu jashte kandidimit ata qe nuk plotesojne 9 kerkesat e caktuara nga grupi. Ne gare jane 105 veta, mes te cileve vetem gjashte do te perzgjidhen nga Presidenti Bamir Topi per t’u dekretuar si anetare te Gjykates se Larte. Ne fund te kesaj jave, grupi prej kater vetash qe po vlereson kandidaturat qe do te vijojne konkurrimin do t’i dorezoje Presidentit Topi listen e atyre qe plotesojne kushtet. Vetem pas kesaj, kreu i shtetit do te zgjedhe se cilet do te dekretoje, per t’ia nisur me pas Kuvendit, institucioni qe ka te drejten per te miratuar anetaret e Gjykates se Larte. Kuvendi me shumice votash rrezoi dy jave me pare pese emrat qe Presidenti Topi sugjeroi per anetare te Gjykates se Larte. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›