Aksidentet rrugore, vazhdojnë aksionet e policisë për ndërgjegjësim
Policia vijon shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore. Blutë e kryeqytetit kanë ngritur sërisht postblloqe në dalje të kryeqytetit, në pikën e quajtur rreth rrotullimi i Doganës. Këtë herë aksioni i policisë, përvecc kontrollit për të respektimin e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve kanë shpërndarë edhe broshura të cilat synojnnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e ngjarjeve në rrugë.
Javën që sapo u mbyll, në vend kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 16 persona, dhe 30 të tjerë janë plagosur. Sipas statistikave zyrtare muaji korrik ka shënuar rreth 150 aksidente automobilistike, duke e klasifikuar këtë ndër periudhat me numrin më të lartë të ngjarjeve në rrugë.
Sipas statistikave të policisë së kryeqytetit, në tre vitet e fundit, vetëm në autostradën Tiranë- Durrës janë shënuar 64 aksidente me pasojë vdekjen. Shkaqet e tyre kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i pijeve alkoolike si dhe parakalimi i gabuar.