E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Miratimi unanim i rezultatit, dëshmi e pjekurisë demokratike

Partia Demokratike e cilësoi sot miratimin me konsensus të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, si një dëshmi e fortë e pjekurisë demokratike te institucioneve pergjegjese për administrimin e zgjedhjeve.
ëdhënësja e kësaj partie, Erla Mëhilli tha se "sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për herë të parë në 17 vitet e fundit, me një votim 7 me 0 miratoi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit." "Votimi unanim nga 7 antarët e KQZ-se të propozuar nga i tërë spektri politik i vendit përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri dhe ky votim është një dëshmi tjetër madhore dhe motiv i vëretetë për pranimin e rezultatit nga të gjitha forcat politike.", shtoi ajo.
"Rama duhet të frymëzohet nga fryma konsensuale dhe e bashkëpunimit luajale ndaj ligjit, e bashkepunimit të mijëra komisionereve në qendrat e votimit dhe numërimit te votave, fryme e cila u pasqyrua sot tërësisht edhe me votimin unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 140 mandatet e dala nga zgjedhjet e 28 qershorit",përfundon deklarata e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›