E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti Greqia ofron ndihme

Greqia eshte shprehur e gatshme te ndihmoje per te plagosurit e aksidentit ne Ballsh.

Menjehere pasi eshte informuar per aksidentin e ndodhur me autobusin e linjes Tirane -Athine prane qytetit te Ballshit nga ambasadori shqiptar ne kryeqytetin grek Dashnor Dervishi Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke Janis Zepos i ka deklaruar ketij te fundit gatishmerine e organeve greke per te dhene ndihmen e tyre.

Keshtu eshte informuar urgjent policia e doganes se Kakavijes e cila ka hapur menjehere kufirin per te gjithe personat e plagosur.Gjithashtu eshte vene ne dispozicion nje pavion per dhenien e ndihmes se nevojshme mjekesore ndaj tyre.

Organet greke te shendetsise te Janines kane krijuar edhe nje grup mjekesor te gatshem ne rast se kerkojne organet shqiptare qe te shkoje ne vendgjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›