Aksidentit spitali i Fierit apel per dhurim gjaku

Spitali i rrethit te Fierit i ka bere thirrje qytetareve te dhurojne gjak per ti ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te rende rrugor te ndodhur ne Ziaj te Ballshit.
Ky spital ka edhe numrin me te madh te te lenduarve nga aksidenti. Mesohet se 10 autoambulanca me te plagosur jane nisur drejt ketij spitali. Nderkohe qe te plagosur te tjere ka edhe ne spitalin e Tepelenes dhe ate te Gjirokastres.
Nga 20 personat e mbijetuar deri me tani shumica e tyre kane marre plage te lehta nderkohe qe disa te tjere paraqiten ne gjendje te rende shendetesore.
Policia konfirmon shtetasin Eduard Prenci nga Lushnja dhe shtetasen Daniela Papadhaqi nga fshati Bulo si dy personat e plagosur qe ndodhen te shtruar ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Gjirokastres.