E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti Vasili niset drejt Fratarit

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili eshte nisur drejt Fratarit per te menaxhuar situaten shendetesore per te mbijetuarit e aksidentit te rende rrugor te ndodhur ne Ballsh ku nje autobus ra ne nje gremine 250 metra te thelle.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Ministrise se Shendetesise sipas te cilave Vasili ka vene gjithashtu ne gjendje gatishmerie 6 spitale.

Nderkohe Policia e Shtetit beri te ditur pak me pare se te pakten 6 persona kane vdekur deri tani nga aksidenti nje prej te cileve gjate rruges per ne spital.

Per tu ardhur ne ndihme personave te tjere jane angazhuar 100 efektive te FNSH-se te RENEA-s zjarrfikes si dhe njesi policore nga Gjirokastra dhe Fieri.

Autobusi me targe IGN 9900 ishte i linjes Tirane-Athine dhe drejtohej nga shtetasi grek Thomas Cogas. Shumica e pasagjereve te tij rreth 40 kishin hipur ne ndalesen e Lushnjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›