E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Sejdiu dhe Thaçi telegrame ngushëllimi

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz”, shkruan Sejdiu në telegram.

Ai shton më tej se “ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar”.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit, Berisha. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qytetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›