Topalli ngushëllon familjen Mustafa me tre të vdekur
Zonja Topalli u ndal për të ndarë dhimbjen me familjen Mustafa, ku nga tragjdia e rëndë humbën jetën bashkëshortët Adem dhe Lavdie Mustafa dhe vajza e tyre e vogël, Edona 12 vjeçe.
Bashkë me shumë deputetë të Kuvendit, si Ndue Paluca, Arenca Troshani, Astrit Bushati, Gëzim Dibra, Gjokë Uldedaj e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi familjarët që humbën të dashurit e tyre dhe garantoi se shteti do të kujdeset për katër fëmijët që mbetën pa prindërit dhe motrën e tyre.
“Jemi të gjithë shumë të shokuar e të tronditur nga kjo tragjedi tha zonja Topalli. Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe ditë zie, jo vetëm për familjen Mustafa por për t ë gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Lusim Zotin që katër fëmijët e tjerë që ndodhen në spital, të kenë jetën e gjatë. Shteti do të bëjë kujdesin më të madh për shëndetin e tyre dhe do jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve që humbën nënën, babain dhe motrën e vogë Edona nga ky aksident i tmerrshëm.”
Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët bënë një vizitë ngushëllimi edhe në familjen Marku, familje që ka humbur nusen e shtëpisë dhe fëmijën e vogël të saj 6 vjeç. Humbja e fëmijës 6 vjeçar është një dhimbje shumë e madhe tha zonja Jozefina Topalli. E po ashtu edhe ndarja nga jeta e nënës së re është një fatkeqësi jashtëzakonisht e rëndë si për ju dhe për të gjithë.