Eurodeputetet Te ndalet lufta mes partive te medha
Pas deshtimit te tryezes se Komitetit te Stabilizim-Asosciimit per shkak te kutive parlamentaret europiane kerkojne qe politika e Tiranes te mos luftoje me veten. Ne prag te vendimmarrjeve te rendesishme ne Bruksel si vizat dhe statusi kandidat eurodeputetet i kerkojne Tiranes tu thote stop interesave partiake dhe korrupsionit. Ndasite mes 2 partive te medha sipas Antonio Masip dhe Sergio Silvestris pengojne vendin ne integrimin e tij ndonese me vizat cdo gje duket ne rregull.
Jo Une mendoj se nuk do te kemi kurrfare problemi me Shqiperine. Ju jeni nje vend serioz. Po ashtu policia dhe qytetaret duhet te jene serioze. Gjithmone ka ndonje problem te vogel me vizat por nuk ka per te qene ndonje gje e madhe. Duhet te bini dakord mes jush. Duhet ti jepni fund korrupsionit shprehet Antonio Masip europarlamentar spanjoll.
Ngjarje si ato qe kane ndodhur keto dite qe shfaqen dukshem kundershtite politike qe ekzistojne ne Shqiperi nuk e ndihmojne integrimin. Une dua te shpresoj se pavaresisht ketyre qe kane ndodhur ne politike kohet e fundit mungeses se konsensusit per rezoluten me vizat procesi do te ece normalisht. Shqiperia gjithnje e me shume do te integrohet ne Bashkimin Europian.