E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ajror, humb jetën presidenti polak

Smolensku, 10 prill, NOA Update Presidenti polak, Lech Kaczynski, ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik ajror vetëm pak minuta më parë, ndërsa avioni me të cilin ishte duke udhëtuar, po ulej në aeroportin e Smolenskut, në Rusi.

Ndërsa lajmet paraprake të agjencive të huaja konfirmonin mbi 87 të vdekur deri pak më parë, tani ato e kanë shtuar me deri mbi 130 viktima numrin e viktimave, e duke renditur mes tyre edhe vetë kreun e shtetit polak.

Një tragjedi mjaft e madhe kjo për Poloninë, e cila sot do të përkujtonte tragjedinë e disa dekadave më parë në Kaytan të Rusisë, ku me urdhrin e ish-diktatorit sovjetik, Stalin, u vranë mëse 22 mijë polakë.

E pikërisht, duke u nisur drejt këtij vendi, për të kryer homazhe, presidenti polak ka humbur edhe jetën. (vijon) ...

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›