Klinton: Kuba, jo e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka kritikuar qëndrimin e shtetit të Kubës përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe diplomatike me SHBA-në. Sipas ish-zonjës së parë të SHBA-së, udhëheqësi aktual Raul Kastro dhe paraardhësi i tij, i vëllai, Fidel Kastro nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.
"SHBA është përpjekur që të normalizojë marrdhëniet me shtetin kuban, por kjo përpjekje nuk është parë edhe nga pala tjetër e interesuar. Madje mund të pohoi se qeveria aktuale në Kubë nuk ka kryer asnjë iniciativë ligjore për të hequr embargon që është mes dy vendeve."- u shpreh Hillari Klinton.
Presidenti aktual Barak Obama në deklaratat e mëparshme është shprehur dhe ka deklaruar disa herë se ai dëshiron që të ndërrojë kursin e marrëdhënieve me shtetin komunist. Por sipas palës amerikane ka pretendime se qeveria kubane nuk po kryen aksionet e duhura që të ketë një komunikim më të shpeshtë diplomatik mes dy shteteve që kanë një marrdhënie të tensionuar që prej 50 viteve.
Në fjalën e saj Hillari Klinton ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes "Start 2" që u firmos ditën e mërkurë nga dy presidentët Obama dhe Medvedev. Gjithashtu zonja Klinton u ka bërë thirrje anëtarëve të Senatit Amerikan që ta ratifikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur marrëveshjen e reduktimin të armatimeve bërthamore.
Sekretarja amerikane e shtetit ka folur edhe për presionin që po i bëjnë shtetet e perëndimit Iranit për të hequr dorë nga zhvillimi i programit bërthamor.