Meksikë, sondazhi shokues:Po bandave të narkotrafikut
Rezultatet e një sondazhi kanë shokuar mbarë opinionin publik në Meksikë
Nga ky sondazh i zhvilluar në Meksikë, rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve të këtij vendit janë të gatshëm të mbyllin njërin sy përballë narkotrafikantëve, me kusht që këta të fundit të heqin dorë nga dhuna në vend.
Sipas anketimit të kryer prej agjencisë "Planimetria", 49 % e meksikanëve u shprehen pro lejimit të aktivitetit për trafikantët nëse këta heqin dorë nga vrasjet dhe hakmarrjet ndaj familjarëve të forcave të rendit. Rreth 42 % e pjësemarrësve në sondazh u shprehën për një luftë më të fortë ndaj narkotrafikantëve, ndërsa pjesa tjetër nuk u prononcua.
Krimet ndaj civilëve dhe perplasjet mes bandave rivale janë problemi kryesor i sigurisë në Meksikë. Në një raport të fundit nxjerrë prej autoriteteve numëroheshin mbi 14 mijë viktima, pjesa më e madhe e tyre banorë të zonave veriore të vendit, në kufirin me Shtetet e Bashkuara. Kanë filluar që të bëhen rutinë ekzekutimet nga ana e pjesëtarëve të karteleve të fuqishme të drogës. Deri më tani janë regjistruar me mijëra vrasjes të cilave nuk iu dihet ende autorësia.