Aksidenti, deputeti shtyp 50-vjecarin
Deputeti i Partise Demokratike, Baki Shehi, ka aksidentuar me vdekje nje 50-vjecar, ne oret e para te mengjesit te djeshem. Agim Abdurrahmani, me origjine nga Pogradeci dhe banor i lagjes numer 13 ne qytetin e Durresit, ka vdekur ne vend, si pasoje e perplasjes fatale. Ekspertet e policise thane se viktima i ka prere rrugen automjetit tip fuoristrade, me targa TR 4539 K, i drejtuar nga deputeti Shehi. Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur te evitoje perplasjen, pasi viktima terhiqte edhe nje karroce qe ka bllokuar nje pjese te rruges.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 06:15 ne aksin rrugor Kavaje-Durres, ne zonen e njohur si Shkembi i Kavajes, pjese e fshatit Shkallnuer te rrethit te Durresit. Vetura e drejtuar nga deputeti i zones numer 47, ne rrethin e Tiranes, udhetonte nga Golemi ne drejtim te Plepave. Ne automjet ndodhej edhe bashkeshortja e 58-vjecarit, si dhe dy femijet e tyre. Anes rruges, 50-vjecari Abdurrahmani, i cili jetonte i vetem pas divorcit me bashkeshorten, mblidhte kanace alumini, te cilat i shiste me pas per skrap. Burime nga policia vendore thane dje se ne ate ore te dites automjetet nuk jane te shpeshte ne ate segment dhe ndoshta kjo ka shkujdesur viktimen. Duke shtyre nje karroce, mbi te cilen vendoste hekurishtet e grumbulluara, viktima ka tentuar te kaloje rrugen.
Perplasja i ka marre jeten Agim Abdurrahmanit. Policia e Durresit tha se deputeti eshte ndalur ne vend dhe eshte munduar t’i jape ndihmen e pare viktimes. Nderkaq i ka telefonuar policise, e cila ka derguar nje patrulle te levizshme te sherbimit rrugor. Ekspertet kane kryer matjet dhe kane konstatuar se automjeti i deputetit udhetonte me nje shpejtesi brenda normave. Sipas aktit te ekspertimit, ka qene dalja e papritur ne rruge e viktimes, ne krahun e udhetimit te fuoristrades, qe ka shkaktuar aksidentin fatal. Automjeti eshte derguar ne oborrin e komisariatit te policise se Durresit, ndersa deputeti Shehi eshte marre ne pyetje ne Prokurorine e Rrethit dhe eshte lene per t’u hetuar ne gjendje te lire deri ne fund te procedurave.
Keti Jaupaj
Kush eshte Baki Shehi
Gjeneral Major Baki Shehi, i lindur ne Tirane, ka mbaruar Shkollen e Bashkuar te Oficereve ne vitin 1971. Ne vitin 1980, ka kryer studimet ne Akademine Ushtarake, e cila pergatiste kuadro per Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Popullore. Ne vitet 1984-85 ka kryer Kursin e Larte te Filozofise, i njohur ne ate kohe si Shkolla e Partise, ndersa ne vitet 1988-89 ka perfunduar edhe nje kurs kualifikimi. Ne vitet 1995-96 ka perfunduar studimet ne Akademine e Forcave te Armatosura Turke ne Stamboll. I graduar kolonel ne vitin 1991, ne vitin 1993 merr graden e gjeneralit te Brigades, ndersa dy vjet me vone gradohet gjeneral major. Ne vitet 1992-93 ka qene zv/minister i Mbrojtjes, ndersa ne 1993-95 zv/shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. Karrieren si politikan e ka filluar ne zgjedhjet e 31 marsit te vitit 1991, ku u zgjodh deputet i Partise se Punes se Shqiperise. Gjate viteve 1991-92, ka qene njekohesisht kryetar i Komisionit parlamentar te Mbrojtjes, Rendit e SHIK-ut. Ne vitet 2001-2004 mbulon detyren e kryetarit te deges se Partise Demokratike ne zonen 36 te kryeqytetit, njekohesisht anetar i Kryesise se PD-se se Tiranes. Rikthehet ne sallen e Kuvendit te Shqiperise si deputet i Partise Demokratike ne vitin 2005, i zgjedhur ne zonen numer 47. Aktualisht eshte anetar i grupit parlamentar te Partise Agrare Ambientaliste dhe anetar i Komisionit per Sigurine Kombetare.