Curri mes Shqiperise e Kosoves:
Do te vendos pas kualifikimeve te Boterorit 2010
Jeton Selimi
Tashme qe Kosova e ka fituar Pavaresine e saj dhe te gjithe gezohen e festojne per kete arritje te madhe historike, opinioni sportdashes po mendon nje tjeter fakt, ate te shperberjes se Kombetares se Shqiperise dhe largimin e lojtareve kosovare per te perfaqesuar Republiken e Kosoves. Natyrisht, ky fakt do te behet realitet kur Kosova te anetaresohet ne FIFA e UEFA dhe te behet nje anetare me te drejta te plota. Misioni i anetaresimit te Federates Kosovare te Futbollit ne dy institucionet me te madhe futbollistike i eshte besuar te sapozgjedhurit ne krye te FKF-se, Fadil Vokrrit dhe eshte nje nder hapat e shumte, qe shteti me i ri ne bote do te ndermarre.
I pari qe ka prekur temen e nje shkeputjeje nga fanella e Shqiperise eshte Debatik Curri. Shqiptari qe aktivizohet ne radhet e Vorskla Poltaves, bashke me patriotet e tij Armend Dallku e Ahmed Januzi, ka deklaruar se qendrimin e tij ne Kombetaren e Shqiperise, apo kalimin te perfaqesuesja e Kosoves, do ta beje te ditur vetem pas perfundimi te fushates se eliminatoreve te boterorit Afrika e Jugut 2010. “Tani kemi kualifikimet per Boterorin Afrika 2010. Sigurisht se do te jem pjese e Kombetares shqiptare edhe per kete cikel, kurse se cfare do te behet me pas, do te bisedojme te gjithe se bashku dhe do te marrim vendimin e duhur. Per momentin, ende eshte heret, sepse Kosova ne keto kualifikime nuk merr pjese dhe do te ishte e palogjikshme te braktisim Kombetaren shqiptare”, ka deklaruar Debatik Curri.
Me pas, mbrojtesi energjik ka dhene edhe urimin e tij per te gjithe shqiptaret e Kosoves, e jo vetem, qe jane ende duke festuar. “Shfrytezoj rastin qe gjithe kombit shqiptar, kudo qe jeton t’i uroj kete dite qe e kemi pritur me shekuj. Shpresoj te punojme maksimalisht dhe te na ecin punet mire dhe te krijojme nje shtet funksional ne cdo aspekt. Drejtuesit e klubit kane treguar mirekuptim dhe na kane dhene pushim per kete dite te madhe. Ne e kemi shfrytezuar dhe po festojme se bashku, duke ngritur dolli per pavaresine e Kosoves. Edhe pse jemi larg, po e ndjejme festen edhe ne ketu ne Antalia”, eshte shprehur Curri.