E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Faleminderit France!

“Une deshiroj te falenderoj Francen qe na ka mbeshtetur. Jam shume i mallengjyer”. Kjo eshte deklarata e forte e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana, cituar nga faqja sportive franceze, football.fr. Mesfushori i Kombetares shqiptare e beri deklaraten pas fitores 2-1 te Marsejes me Paris Sen Zhermenin te dielen. “Eshte nje dite speciale. Sinqerisht ishte e veshtire te perqendrohesha ne loje, kisha kaq shume kenaqesi dhe emocione. Kishim shekuj qe e prisnim ate. Une jam ekstremisht i lumtur. Dua te falenderoj Francen qe na ka mbeshtetur, une jam shume i mallengjyer”, deklaroi kapiteni olimpikas 24-vjecar. Franca se bashku edhe me Shtetet e Bashkuara, e fuqi te tjera te medha ne bote si Anglia, Gjermania e Italia, ishin sponorizueset e Pavaresise se shtetit me te ri nje bote, Kosoves. Ne lidhje me fitoren kunder ish-ekipit te tij, Paris Sen Zhermenit, takim i vlefshem per javen e 25-te te Liges franceze, Loriku (22 ndeshje, 1 gol ne kete sezon), tha: “Fitoi ekipi me i mire. Une jam i kenaqur per Taivo, pasi nuk mendoja se ai mund te shenonte me koke”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›