Panairi 200 mije libra te shitur

Sipas organizatoreve te tij ate e kane vizituar rreth 60 mije persona pa llogaritur ketu pjesemarrjen e te rinjve.
Numri i ketyre te fundit ka qene i larte cka deshmon nje fakt pozitiv ate te afrimit te moshave te reja me librin.
Veprat e shitura kane qene rreth 200.000. Sipas Shoqates se Botueseve kjo shifer deshmon nje rritje te vizitave krahasuar me vitet e kaluara. Gjinia me e blere ka qene ajo e letersise artistike.
Ne kete edicion kane marre pjese edhe shume te huaj me te cilet jane shkembyer eksperienca pune.
Kishim botues nga Bullgaria Sllovenia Kroacia Turqia e Maqedonia te cilet paten takime me botuesit shqiptare. Shume e rendesishme ishte gjithashtu prania e perfaqesuesve te panairit te Lajpcigut ka deklaruar kryetari i shoqates Petrit Ymeri.
Shoqata e Botuesve u ankua per koston e larte te organizimit te ketij edicioni duke e konsideruar si me te shtrenjtin ndersa bleresit nga ana e tyre nuk mbeten te kenaqur me cmimet e librave.
Ne ndihme te tyre ka dale Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatorit. Une shfrytezoj rastin per te denoncuar nje numer te madh shtepish botuese qe financohen nga ambasada te huaja dhe donatore dhe prap mbajne cmime shume te larta ka deklaruar Altin Goxhaj.
Kjo shoqate dha disa cmime per cmimin e shitjes me te mire shtepine botuese Dituria dhe per cilesine e mire te botimit shtepive botuese Eduard Mediaprint dhe Ombra GVG.
Panairi i librit te Tiranes eshte aktiviteti me i rendesishem per librin ne Shqiperi. Ne kete edicion te 13-e moren pjese 80 shtepi botuese.