Haxhinasto Do te bashkepunojme me opoziten per reformen zgjedhore
Eljona Ballhysa
Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto ka deklaruar dje se qeveria do te bashkepunoje me opoziten persa i perket hartimit te reformes zgjedhore. Kete deklarate ministri i Jashtem e ka bere dje gjate nje takimi qe ka zhvilluar me nje delegacion danez te kryesuar nga eurodeputetja Britta Thomsen. Gjate fjales se tij Haxhinasto gjithashtu ka garantuar se pas liberalizimit te vizave prioritet i qeverise do te jete realizimi i te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga raporti i Komisionit Europian duke perfshire dhe realizimin e reformes zgjedhore ne bashkepunim me opoziten. Por duket se kjo deklarate e Haxhinastos bie ne kundershtim me realitetin per shkak se opozita ka refuzuar te behet pjese e reformes zgjedhore. Partia Socialiste ka vene kusht hetimin dhe transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe me hartimin e reformes se re zgjedhore. Pra bashkepunimi mes qeverise dhe opozites per reformen zgjedhore duket larg realizimit.
Deklarata
Sfidat e ardhshme si reformat ne sistemin e drejtesise forcimi i institucioneve te pavarura dhe hartimi i reformes elektorale do te behen ne bashkepunim me opoziten dhe ne perputhje me rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet - eshte shprehur ministri i Jashtem i Shqiperise Haxhinasto. Me tej biseda me europarlamentaren daneze u zhvillua rreth perfundimit me sukses te procesit te liberalizimit te vizave opinionit te Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat marredheniet rajonale dhe angazhimit te Shqiperise ne NATO. Haxhinasto u shpreh se qeveria shqiptare e konsideron liberalizimin e vizave nje hap shume te rendesishem ne procesin e integrimit europian. Ai nenvizoi angazhimin e qeverise shqiptare per te vene ne zbatim te gjitha prioritetet e vendosura ne raportin analitik te fundit te Komisionit Europian dhe per te shfrytezuar te gjitha rruget ligjore per zgjidhjen e ngercit politik. Interesimit te pales daneze lidhur me marredheniet rajonale ministri Haxhinasto iu pergjigj se marredheniet e fqinjesise se mire perbejne nje interes kombetar te Shqiperise dhe jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te saj. Miqte daneze shprehen interes edhe per politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare per nxitjen e investimeve te huaja dhe eksperiencat e angazhimit te Shqiperise ne NATO.
Shqiperia dhe Mali i Zi projekte te perbashketa ne njohjen e diplomave
Shqiperia dhe Mali i Zi do te angazhohen ne realizimin e projekteve te perbashketa ne njohjen e diplomave te studenteve respektive ne projekte te perbashketa infrastrukturore si dhe udhetimin ne te dyja vendet vetem me nje dokument identifikimi. Kjo u be e ditur dje gjate takimit qe zhvilloi ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto me ministrin per te Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve te Malit te Zi Ferhat Dinosha. Gjate ketij takimi u vleresua se marredheniet midis Shqiperise dhe Malit te Zi jane te shkelqyera dhe nje model per te gjitha vendet e rajonit. Ne identifikuam disa ceshtje ku mund te bejme progres dhe hapa konkrete vecanerisht ne drejtim te projekteve te perbashketa te infrastruktures te njohjes reciproke te diplomave dhe te levizjes se lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit duke perdorur vetem dokumente identifikimi. Gjithashtu folem per rolin e shqiptareve ne rajon dhe ndajme te njejtin vleresim se shqiptaret do te bashkohen mes tyre ne Bruksel. Me kete vizion ne arrijme te krijojme nje shpejtesi te re ne proceset integruese ne te gjithe rajonin e Ballkanit - eshte shprehur ministri Haxhinasto. Ndersa ministri i Malit te Zi Dinosha tha se Mali i Zi eshte i gatshem te intensifikoje bashkepunimin ne te gjitha fushat me Shqiperine.
Vendet e rajonit te bashkepunojne per ndertimin e nje infrastrukture te perbashket
Shtetet e Ballkanit do te integrohen me shpejt ne BE nese bashkepunojne ndermjet tyre ne fushen e ekonomise por edhe ne ndertimin e nje infrastrukture te perbashket rrugore. Kete mesazh u dha dje ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto nje grupi politikanesh te rinj dhe lidere te shoqerise civile nga vende te ndryshme te Ballkanit. Qellimi i ketij takimi ishte njohja e tyre me rolin e Shqiperise ne rajon prioritetet objektivat dhe mundesite e rritjes se bashkepunimit rajonal. Ne fjalen e tij Haxhinasto pasi i pershendeti te pranishmit dhe i inkurajoi ata ne rrugen e zgjedhur per te kontribuar ne konsolidimin e vlerave demokratike. Ministri shqiptar theksoi rendesine e madhe qe ka zgjerimi i fushave te bashkepunimit rajonal nepermjet lidhjeve ekonomike dhe projekteve te nje infrastrukture te perbashket. Pa infrastrukture te perbashket nuk ka integrim - tha Haxhinasto. Ai theksoi gjithashtu se integrimi rajonal eshte kontributi me i rendesishem qe mund ti japim zhvillimit te qendrueshem ne secilin nga vendet tona. Shqiperia ka qene gjithnje ne pararoje te idese se krijimit te nje zone te lire tregtie mes vendeve te rajonit pa viza dhe pa kufij fizike dhe jo fizike qe do te kontribuoje ne pershpejtimin e proceseve integruese - eshte shprehur Haxhinasto. Pjesemarresit ne kete takim jane pjese e nje programi trajnues te organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikave. Ky program synon gjithashtu te inkurajoje nje bashkepunim me te forte rajonal duke vendosur struktura dialogu mes aktivisteve dhe politikaneve te rinj dhe vendimmarresve ne rajonin e Europes Juglindore.
15 Nentor 2010