Aksidenti i Fratarit shpetimi i pasagjereve

Gentian Dervishi eshte me siguri nje nga heronjte e operacionit te shpetimit qe filloi me nje telefonate.
Ne nje moment ka telefonuar kryetarja e komunes se Fratarit dhe ka thene qe ne Ziaj ka rene nje autobus dhe ka nevoje per ndihme. Jemi ngritur te gjithe sic ishim tregon Gentiani.
Nuk kane pritur me shume se 5-10 minuta pasagjeret fatkeqe. Ata ndodheshin 100 metra larg rruges nacionale neper nje terren teper te veshtire.
Nuk kishte asnje lloj ndricimi dhe jemi perpjekur qe te nxjerrim njerezit nga autobusi. Disa prej tyre kishin dale jashte dhe gjendeshin te shtrire dhe nuk mund te ecnin dot shprehet Gentiani.
Nderkohe qe Gentian Dervishi kishte mberritur poshte ambulanca e spitalit te Tepelenes ishte vetem 5 kilometra larg. Lexhino Hysi ishte infermieri i pare qe mberriti.
U ndodhem ne zonen e Krasit. Sic ishin mbledhur shume njerez perreth dhe po ndihmonin ne nxjerrjen e njerezve thote Lexhino.
Operacioni i shpetimit eshte kryer ne shumicen e tij nga banoret e Fratarit duke perfshire nxjerrjen e trupave te bllokuar nga autobusi ngjitjen e tyre lart dhe procedurat e ndihmes se pare.
Njerezit terhiqeshin dhe i nxirrnin nga dritaret. Ne fillim i nxirrnin dhe i linin jashte thote Lexhino.
Dy te mbijetuarit qe ne kemi intervistuar nuk mund ta harrojne operacionin e shpetimit.
E kishin hequr sediljen me celesa. Tete veta me hipen larte duke me vene ne nje batanije thote Nailea.
Gentiani pati ate nate detyren e rende te merrej me ata qe kishin nderruar jete pasi ishte i vetmi qe kishte eksperiencen qe e bente te perballonte ate pamje macabre.
Vetem me driten e telefonit kam dalluar tre veta qe ishin te vdekur dhe shume te tjere te goditur nga mjetet e forta shprehet Gentiani.
Nderkohe qe te gjithe benin cte mundnin mberriti ambulanca e dyte dhe nje nga infermieret qe pa nga afer autobusin ishte Azbi Ruka.
Nuk kishte shume drite. Pash nja dy njerez qe ishin mbuluar me batanije dhe i cuam ne spital thote Azbiu.
Nderkohe qe pyesim rreth operacionit te shpetimit numri i atyre qe jane gjetur te vdekur eshte 6. Por cfare po ndodhte me te plagosurit A ishte organizuar ndonje operacion specifik per ti nxjerre ata nga autobusi kur eshte e ditur se ne raste te tilla jeta dhe vdekja e njeriut jane te lidhura si me fije peri me kujdesin qe tregohet gjate nxjerrjes se tyre nga mjeti i aksidentuar.
Besnik Lamce reanimator urgjence transportuese tregon si duhet vepruar ne keto raste.
I pari qe konstaton nje aksident qe ka njerez te demtuar nese eshte ne gjendje per te ndaluar nje hemoragji ose per ta nxjerre pa terheqje. Duhet kuptuar se trauma jep demtime te kolones vertebrale tregon Besniku.
Duhet thene shumica e pasagjereve kishin ngecur nen autobus. Por si do te kryhej nxjerrja e tyre A e dinin fshataret qe u ofruan te ndihmojne me shpirtgjeresi sesi duhej ta kryenin ate pune kaq delikate
Kemi dashur qe personave tu jepnin ndihmen e pare dhe kemi marre copa druri dhe kemi germuar dheun qe ata te liroheshin dhe dilnin thote Gentiani.
Pas bilancit te te aksidentuarve te 8 nentorit nje pjese e madhe kishin fraktura dhe hemoragji te brendshme dhe ne keto raste ajo qe duhet bere eshte shume e qarte.
Nuk duhen terhequr. Me mire ta lesh aty dhe te vijne ekspertet. Ai duhet te jete i cliruar dhe pastaj mund te levizet. Fitimi i kohes eshte shume shpresedhenes per jeten shprehet Gentiani.
Por a u veprua keshtu edhe me te plagosurit e autobusit Ai qe qendroi me shume se kushdo prane e ka pare mire se si eshte vepruar me te gjithe.
Mundoheshim qe ti terhiqnim duke i terhequr prej duarsh dhe orientuar thote Gentiani.
Edhe pse jo eksperte te ndihmes se shpejte banoret e Fratarit bene ckishin ne dore per te shpetuar sa me shume jete njerezish. Mjerisht edhe tre persona te tjere humben jeten pasi u nxorren nga autobusi. Nuk dihet nese do te kishin shpetuar nese nxjerrja e tyre do te ishte kryer nga ndonje ekspert.
Perfundimi i nxjerrjes se trupave me ekskavatorin ka vajtur rreth tre ore thote Gentiani.
Ndersa vleresimi i profesionistit te vetem qe u ndodh aty ishte ky I nxirrnin me kujdes dhe i transportonin per tek ambulanca tregon Azbiu.