E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aksidenti” i Kadaresë botohet edhe në portugalisht

“Aksidenti” i shkrimtarit Ismail Kadare është botuar së fundmi edhe në Portigali. Në faqen zyrtare të shtëpisë botuese “Quetzal” shkruhet se letërsia shqipe prezantohet në shkrimtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare. Në prezantimin që editori i Kadaresë në Portugali i bën librit “Aksidenti” shkruhet se intrigat politike dhe historia e dashurisë mes Rovenës dhe Besfort Y plotësojnë njëra-tjetrën. “Aksidenti” është botuar në gjuhë të ndryshme dhe ka qenë ndoshta libri më i komentuar i shkrimtarit këto vitet e fundit, pasi siç thotë dhe Jean Paul Champseix në parathënien e librit “Aksidenti” pa dyshim do ta befasonte lexuesin e zakonshëm të Kadaresë. “Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtë me ‘Aksidentin’, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave.”- shkruan ai ndër të tjera. “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës. Së fundmi, ai është botuar edhe në Portugali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›