E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i katërfishtë në aksin Librazhd-Elbasan, bllokohet qarkullimi! 3 ambulanca dhe 2 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan.

Të paktën katër automjete janë përfshirë në aksident. Ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 3 ambulanca dhe 2 mjete të shërbimit zjarrfikës. Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve.

Ndërsa raportohet se ka edhe disa të lënduar, mes të cilëve një shtetase e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›