Aksidenti i rende/ Bie makina ne Osum 3 te plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin e Beratit ku kanë ngelur të plagosur atë e bir, kalimtarë dhe drejtuesi i automjetit.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën kryesore dhe të vetme të qytetit të Beratit ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Osum duke marrë përpara dhe plagosur dy këmbësorë.
Alfred Merko, 46 vjeç, së bashku me djalin e tij Albano, 22 vjeç, kanë ngelur të plagosur pas përplasjes nga mjeti tip BMË me targa të Beratit, AA 939 C që drejtohej nga Aurel Musabelliu, i cili po udhëtonte nga qendra drejt daljes së qytetit.
Policia lokale njoftoi se automjeti ka përfunduar në Osum si pasojë e shpejtësisë.
Plagë të lehta ka marrë edhe drejtuesi i mjetit.
Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku 46 vjeçari mori ndihmën e parë shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt spitalit ushtarak në Tiranë.
Drejt vendit të ngjarjes mësohet së mbërritën më pas ekspertët e policisë, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.