E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Qeveria synon nxitjen me tej te investimeve te huaja

Sot, më datë 30 maj 2011, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti në takim drejtoreshën e Përgjithshme të Bashkëpunimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane, Elisabetta Belloni.

Haxhinasto shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona, të cilat kanë një dimension të rëndësishëm
ekonomik.

Në këtë kuadër, ai vlerësoi kontributin e madh të qeverisë italiane në Shqipëri dhe vuri theksin në domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe në fusha e projekte të tjera prioritare për vendin tonë, si energjia, turizmi, bujqësia, promovimi i SME-ve, etj.

Gjithashtu, Haxhinasto siguroi se qeveria shqiptare po realizon ndryshime institucionale për rritjen e kapaciteteve, me qëllim thithjen e investimeve të huaja.

Më tej, ministri Haxhinasto shprehu nevojën e mbështetjes italiane për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetet energjetike panevropiane, në veçanti për projektet në kuadrin e Korridorit 8 dhe gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline).

Belloni, nga ana e saj, vuri në dukje se Shqipëria është vend prioritar për projektet e Bashkëpunimit italian dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe në të ardhmen.

Për këtë, ajo nënvizoi nevojën e rritjes së efektivitetit dhe cilësisë së këtij bashkëpunimi dhe shtrirjes së tij në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›