E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i rende ne Kamez policia arreston autorin Edmir Koleci

Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme nga një makinë “BMW X5”,ku për pasojë një efektiv policie rrugore humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe policia ka bërë të mundur vetëm në orët e opera të mëngjesit të sotëm arrestimin e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, ku shkaktoi dhe ngjarjen e rëndë. Autori është Edmir Koleci dhe arrestimi i tij u bë në afërsi të zonës së quajtur “Katër Rrugët e Shijakut” nga Komisariati numër 5 dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në Spitalin Ushtarak, por ndryshe nga mbrëmja e djeshme, sot mjekët e nuk e paraqesin më gjendjen e tij shëndetësore të rënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›