E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli konfirmon sulmin ne Siri

Zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar se të shtunën aeroplanët luftarakë të vendit kanë kryer sulme kundër dërgesave të raketave të Sirisë, të planifikuara për Hezbollahun e Libanit.

Zyrtarët thanë se dërgesat nuk përmbanin armë kimike, por kishin armë tjera për grupin militant.

Sulmet u kryen të premten.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë nuk treguan se kur i kryen sulmet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur se Izraeli do të përgatitet për të kryer aksione ushtarake nëse armët kimike ose armë të tjera të Sirisë bien në duart e militantëve të Hezbollahut.
04 maj 2013

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›