Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, “Arrest shtëpie” për drejtuesin e autobusit të “Unazës”

Shoferi i autobusit të linjës së “Unazës”, Agron Xhafa i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin me 10 makina në Tiranë është lënë në ‘Arrest shtëpie’.
Në gjykatë, 62 vjeçari ka pohuar se ka humbur vetëdijen në momentin e përplasjes, ndërsa më herët gjatë marrjes në pyetje ka treguar se vuan nga sëmundja e diabetit dhe tensionit.
Autobusi i transportit publik u përplas zinxhir me disa automjete pranë zonës së Shallvareve duke lënë të plagosur 9 persona, jashtë rrezikut për jetën. 62-vjeçari, Agron Xhafa mbeti edhe vetë i dëmtuar. Nga testi që iu bë nga policia në spital, ai rezultoi se nuk ishte nën efektin e alkoolit.
/rtsh/