E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mijë € në Elbasan, në pronësi të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi për drogë

Pasuri me vlerë 150 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, në pronësi të një 63-vjeçari, pasi dyshohet se e kanë burimin nga aktiviteti kriminal. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se 63-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në total janë sekuestruar 3 pasuri, konkretisht një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”, një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias” dhe një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të shtetasit të identifikuar me inicialet A.M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›