E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aksidenti me betonieren jo rastësi, siguria në punë detyrim për të gjithë”, ndërtuesit: Godisni paligjshmërinë!

Shoqata e ndërtuesve dënon me forcë abuzimet dhe informalitetin në sektorin e ndërtimit.

Rasti tragjik i aksidentit ku humbën jetën katër të rinj si pasojë e përplasjes me betonieren është dëshmi e mosrespektimit të standardeve në punë, strandarde të të cilat prodhojnë më pas tragjedi dhe cenojnë imazhin e sektorit.

Në një reagim për shtyp, ndërtuesit apelojnë ndaj strukturave shtetërore që të monitorojnë tregun dhe të marrin masat ndaj abuzuesve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Sipas kompanive, punësimi i paligjshëm, mungesa e kualifikimeve të nevojshme, neglizhenca në logjistikë  dhe shkeljet e rregullave të sigurisë duhet të marrin fund.

Shoqata thotë se aksidenti tragjik nuk është një rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së kontrollit të duhur.

Sipas ndërtuesve, ofrimi i sigurisë dhe ligjshmëria në punë nuk është opsion, por detyrim për të gjithë. Nga aksidenti tragjik rezultoi se drejtuesi i betonieres punonte në informalitet, drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërkohë nuk ka respektuar as  elementet e sigurisë rrugore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›