E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Shi dhe erë e fortë në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike

Reshjet e shiut dhe era e fortë, e cila ka ka prekur prej mëngjesit të së dielës qytetin e Vlorës ka sjellë probleme të shumta. Në zonën e quajtur “Rilindja” është rrëzuar një pemë.

Pema ka rënë pranë segmentit rrugor teksa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor.

Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qenë të lidhura.

Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të OSHEE për t’i larguar nga segmenti rrugor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›