E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoi në shtëpinë e shoqes, por u abuzua seksualisht! E mitura në Tiranë: 17-vjeçarja thirri dy djem në shtëpi

Një 15-vjeçare e komunitetit rom ka denoncuar në polici se një 20-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën e saj.

Denoncimi i së miturës është konfirmuar nga ekspertiza e kryer nga mjeku, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Djali, autor i dyshuar i ngjarjes, Serxhi Arifi, 20 vjeç, u arrestua nga policia.

Sipas vajzës, ajo ka shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj, 17 vjeçe, e cila ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në hetim në gjendje të lirë, policia ka vënë vajzën 17 vjeçe për shfrytëzim prostitucioni.

Në të njëjtin procedim, vajza tregoi para policisë se në shtëpi babai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike, por që nuk ka lidhje me abuzimin e saj seksual.

I ati po hetohet po ashtu në gjendje të lirë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›