E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti me katër viktima në Elbasan, arrestohen 3 drejtuesit e mjeteve

elbasan_1Elbasan- Policia ka bërë sot arrestimin e tre drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident një ditë më parë në aksin Elbasan-Librazhd, ku humbën jetën katër persona.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar Renato Torollarin drejtuesin e trajlerit, Eduard Haskurti, drejtuesi i furgonit, si dhe Edvin Çuculi, drejtuesi i BMW.

Ngjarja ndodhi dje në afqërsi të fshatit Xibrakë në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon me targa LB 001 A është përplasur me një trajler me targa KO 1025 A ku katër prej pasagjerëve kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë plagosur. Mësohet se shkak i përplasjes ka qenë parakalimi i gabuar i një akutoveture tip BMW me targa AA 971 EA.

Teksa në mbrëmje janë identifikuar viktimat e aksidentit. Sipas policisë, ata janë Feta Çela, 50 vjeç, Ryfete Çela 48 vjeç dhe Nexhmie Leka 63 vjeç.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes ku me vështirësi nxorën trupat e të plagosurve nga furgoni i shkatërruar plotësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›