E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat derdhen nga kazanët, pamjet skandaloze në Tiranë (FOTO)

ndotjakazan1Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë sjellim sot imazhet sesi në mënyrën më të papërgjegjshme një kazan me mbetje është përmbysur në mes të lagjes.

Imazhet janë marrë nga lexues të Gazetës IDEA në zonën e ish-’Fushës së Aviacionit’ në Tiranë.

Ky kazan i përmbysur ka qendruar në këtë mënryë deri rreth mesnatës, kohë kur është edhe orari i pastrimit të koshëve nga punonjësit e bashkisë.

Jo vetëm pamja skandaloze, por aroma e pakëndshme ndoten parkun për orë të tëra.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe të ndotjes në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com, për një Shqipëri sa më të pastër!

ndotja-kazan3Kazani i përmbysur

ndotjakazanfbNdotja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›