E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me tre të vdekur në Manzë, rëndohet gjendja e 16-vjeçarit, 25-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

Gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit të plagosur në aksidentin tragjik në Manzë është shumë e rëndë. I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e qafës dhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, 25-vjeçari tjetër i plagosur ka marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Manzë, ku tre persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›