E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, futbollistët Ribery dhe Benzema në polici

PARIS-Policia e Francës i ka marrë sot në pyetje futbollistët Franck Ribery dhe Karim Benzema, në kuadër të hetimeve lidhur me një grup, për të cilin ka dyshime se është marrë me prostitucion të femrave të mitura.

Futbollistët ishin marrë në polici me kërkesë të një gjyqtari hetues, në kuadër të hetimeve se në një klub nate në sheshin Shanzelize ata kanë patur shoqërinë e vajzave të mitura.
Një vajzë, e cila dyshohet se ka takuar klientë në këtë klub, pak kohë më parë brenda këtij viti ka dëshmuar para hetuesve, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie me të dy lojtarët, në një moshë kur ajo ka qënë e mitur.

Nëse dëshmohet se futbollistët Ribery dhe Benzema, kanë paguar për të kryer seks me një me femër të mitur, mund të dënohen me tre vjet burgim dhe një dënim me vlerë monetare prej 45 mijë eurosh.

Më herët, Franck Ribery i ka konfirmuar policisë se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e re, por kishte këmbëngulur se nuk e kishte ditur se ajo është e mitur.

Karim Benzema nuk ka dhënë deklarata publike lidhur me këtë çështje.

27 vjeçari Ribery luan për Bajernin e Munihut, ndërsa Benzema është anëtar i Real Madridit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›