E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Elbasan, shkon në tre numri i viktimave

Një i ri që mbeti i plagosur rëndë ndërroi jetë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Kështu, viktimat janë shtetasit Agim Salliu 40-vjeç Bernarda Dibra 18-vjeç dhe Alban Hokja, 22-vjeç që ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë Klodian Kreca 30-vjeç, Sanie Salliu 50-vjeç, Orion Salliu 21-vjeç dhe Oriona Balla 19-vjeç.

Ngjarja ndodhi kur dy automjete u përplasën fort midis tyre në aksin rrugor të sipërpërmendur. Fillimisht, policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

                                                                                             2010-12-27 08:25
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›