E hëna për kompromis politik!

Pika kryesore e mbetur pezull gjer më tani dhe me shumë gjasa do të tejçohet edhe vitin tjetër është ajo për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009.
Pas seancës të së enjtes, palët vendosën që të zhvillonin edhe një seancë tjetër për ngritjen e komisionit, me shpresën se në tre ditët e mbetura do të mund të gjendet një zgjidhje. Negociatat vazhdojnë pa praninë e mediat dhe palët po diskutojnë për një variant tjetër ndryshe nga se është diskutuar më parë.
Variantet e propozuara kanë të bëjnë mbi mënyrat e ngritjes së komisionit, ku opozita të ketë shumicën dhe kryetarin e saj. Megjithëse kjo ide është pranuar nga maxhoranca, kjo e fundit ka kërkuar që të shtohet edhe një pikë tjetër, sipas të cilës komisioni duhet të hetojë në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. E nëse kjo ndodh, atëherë fletët e votimit do të duhet të digjen.
Partia Demokratike ka ngarkuar si negociator Ilir Rusmajlin dhe Viktor Gumin, ndërkohë që Partia Socialiste kanë zgjedhur Fatmir Xhafën dhe Damian Gjiknurin. Duket se palët kanë mbetur të “bllokuar” tek pika se si do të procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore. Gjithsesi, rezultati pritet të hënën, çka do të tregojë se maxhoranca dhe opozita shqiptare do ta mbyllin brenda këtij viti “problemin” e tyre me zgjedhjet. /S.Lleshi/Start/
2010-12-26 16:53
[