E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura Vajgurore nen bloze nga fabrikat e guroret

/ /

Pervec helmimit qe na kanosej cdo dite nga firmat e guroreve tashme kesaj ndotjeje i eshte shtuar dhe nje rrezik tjeter ai i fabrikave te asfalto-betonit qe kryejne aktivitet ne kete qytet u shpreh nje prej banoreve. Jane dy fabrika te tilla qe krijojne shtellunga te medha te blozave te cilat clirohen nga perpunimi i ziftit me reren. Prej kohesh tymi i tyre ka mbuluar gjithe qytetin dhe rrethinat e tij. Njera prej fabrikave ndodhet ne lindje te qytetit dhe tjetra ne perendim duke e bllokuar keshtu te gjithe qytetin me ndotesit qe ato shkarkojne. Nga djegia e ziftit me reren clirohet oksid karboni i cili eshte shume helmues per jeten e banoreve shprehen specialistet. Tymit duhet ti behet dekantimi ne momentin qe clirohet nga fabrika. Duhet te merren masa qe te mos dale ne qiell te hapur po te dekantohet me perde me uje u shprehen me tej specialiste te ketij qyteti. Ne lidhje me situaten e krijuar reagoi edhe kreu i bashkise Syrja Ormenaj. Sipas tij dy fabrikat jane te jashteligjshme. Ndertimi i ketyre fabrikave ne afersi te vendbanimit eshte i jashteligjshem. Per ndertimin e tyre fillimisht eshte prezantuar projekti per ti vendosur ato larg qytetit. Por per cudi ky projekt eshte zbatuar ne afersi te zones banuese te qytetit. Ne kemi pasur dhe ankesa te banoreve pasi ata kane ndier shqetesime ne shendetin e tyre si pasoje e ndotjes nga tymi u shpreh kryebashkiaku Ormenaj. Sipas tij i eshte bere shkrese edhe ministrise perkatese qe te beje bllokimin e ketyre fabrikave derisa pronaret e tyre ti pajisin ato me sistemet perkatese per mbrojtjen e mjedisit. Banoret ankohen se qyteti eshte gjithe bloze nga njera ane nga shtellungat e tymit te ketyre fabrikave e nga ana tjeter nga guroret e shumta perreth tij. Ata jane ankuar disa here por deri me tani nuk eshte marre asnje mase konkrete per situaten e krijuar.

URE-VAJGURORE/ DILAVER XHELILI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›